Categories VENDI

Hapet thirrja për vauçerë prej 15.300 denarësh për studentët

Nga sot është hapur thirrja për ndarjen e vauçerëve me vlerë prej 15 mijë e 300 denarë për studentët për blerje të pajisjeve elektronike. Thirrja është e hapur përmes portalit uslugi.gov.mk. Thirrja është e hapur deri më 20 dhjetor ndërsa pajisjet elektronike tek operatorët ekonomik duhet të merren më së voni deri më 31 dhjetor. Çdo student duhet të plotësojë aplikimin për vauçer dhe nuk ka nevojë ngarkimin e asnjë lloj dokumenti. Pasi të merret vauçeri, me dokument për identifikim dhe nënshkrim të një deklarate, studenti mund ta merr pajisjen tek operatori ekonomik. Thirrja përfshinë 55 mijë studentë.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *