Categories VENDI

UEJL në Tetovë feston 24-vjetorin, mysafirë nga rajoni nderojnë ceremoninë solemne

Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë shënon 24-vjetorin e themelimit. Me këtë rast në UEJL u mbajt ceremoni solemne ku u mblodhën rektorë të universiteteve publike nga vendi dhe rajoni, përfaqësues të korit diplomatik, komunitetit të biznesit si dhe shumë mysafirë të tjerë. Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, Sadudin Ibraimi, theksoi rëndësinë e themelimit të Universitetit dhe rolin kyç në avancimin e arsimit.

Ai nënvizoi se zhvillimi i shtatë fakulteteve, përfshirë dy më të rejat  atë të Shkencave Teknike dhe Shëndetësore  përbën dëshmi të qartë të dinamizmit dhe vizionit strategjik të institucionit. Ibraimi foli edhe për disa prej arritjeve të vitit, si viti përgatitor për studentët ndërkombëtarë, nisma novatore “AI at SEEU”, si dhe pjesëmarrja aktive e UEJL-së në Aleancën Evropiane “Challenge EU”.

“Që nga zanafilla e tij UEJL ka qenë shembull i përfshirjes, diversitetit dhe ekslencës akademike. Sot duke reflektuar mbi rrugëtimin tonë, mund të themi me krenari se universiteti ynë është konsoliduar si një institucion i njohur dhe i respektuar në rajon dhe më gjerë. Këtë e dëshmon rritja e vazhdueshme e numrit të studentëve dhe si rezultat i rritjes së fakulteteve, programeve studimore dhe bursave studimore, që reflektojnë qëndrueshmërinë afatgjate  të këtij institucioni. Fuqia jonë akademike qëndron në shtatë fakultetet tona që sot përbëjnë shtyllën intelektuale të Universitetit duke avancuar kërkimin shkencor, inovacionin dhe formimin e profesionistëve që kontribuojnë me vlerë në shoqëri”, theksoi Sadudin Ibraimi, rektor i UEJL.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *