Categories VENDI

ASH e Taravarit me tre deputetë si do të veproj në Parlament?

Zgjedhjet e përsëritura në Gostivar dhe Vrapçisht më 11 janar do të vendosin për fatin përfundimtar të AKI-së i cili pas largimit të Ziadin Slës, duket se po shkon drejt shpërbërjes. Edhe pse tre deputetët e ASH-së së Taravarit, zyrtarisht nuk janë pjesë e Frontit Europian, deputeti Rijad Shaqiri në intervistë për Alsat tha se si do të veprojnë në të ardhmen në Kuvend, do të varet nga rezultati i zgjedhjeve në Gostivar dhe Vrapçisht.

“Në kuadër të Frontit Europian kemi tërheqje nga ana e koordinatorit të grupit parlamentar Blerim Bexheti.
Zyrtarisht ju si ASH nuk jeni pjesë e Frontit Europian?
Jo nuk jemi. Ne jemi si Aleancë Kombëtare për Integrim
AKI-ja ishte vetëm për zgjedhjet lokale
Mirë, ende nuk kanë përfunduar zgjedhjet lokale, kemi në Gostivar më 11 janar dhe në Vrpaçishtë, të përfundojnë ato..
Pra ky rezultat do të diktojë edhe atë se çfarë do të ndodhë në Kuvend?
Sigurisht se çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe si do të bashkëveprojmë në të ardhmen”, tha Rijad Shaqiri, Deputet i Aleancës për Shqiptarët.

Shaqiri tha se ASH-ja në Gostivar dhe Vrapçisht mbetet në garë me kandidatët e njëjtë, Valbon Limanin e Isen Shabanin. I pyetur nëse BDI mund të nxjerr kandidatë në këto komuna, Shaqiri tha se nuk e sheh të rrugës që të ndodh një gjë e tillë.

“Unë konsideroj se ne vazhdojmë punën tonë, betejën tonë”
Çka nëse BDI do të nxjerr kandidat në Gostivar?
Të shohim, pa pasur një propozim nga ana e tyre nuk mund të flasim
Keni biseduar për këto çështje, Taravari-Ahmeti?
Unë mesa e di me kolegët e të cilët kemi biseduar brenda për brenda Kuvendit nuk ka një vullnet të tillë për të nxjerrë kandidat në Gostivar apo Vrapçisht dhe nuk shoh të rrugës se mund të ketë një kundërkandidat nga ana e subjektit politik që është pjesë e AKI-së”, shtoi Rijad Shaqiri, Deputet i Aleancës për Shqiptarët.
Pavarësisht daljes së ASH-së së Ziadin Selës nga AKI, Shaqiri thotë se këshilltarët komunal do të funksionojnë bashkë./Alsat.mk

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *