Categories BOTA

Shitet ora e Titanikut/ Çmim rekord në ankand, i përkiste njërit prej pasagjerëve më të pasur

Një orë xhepi prej ari, që i përkiste një prej pasagjerëve më të pasur të Titanikut, është shitur në ankand për 1. 78 milionë paundë.

Isidor Straus dhe gruaja e tij Ida ishin midis më shumë se 1,500 personave që vdiqën kur anija që udhëtonte nga Southampton për në Nju Jork u mbyt pasi goditi një ajsberg më 14 prill 1912.

Trupi i tij u nxor nga Atlantiku disa ditë pas katastrofës dhe midis sendeve të tij ishte një orë xhepi prej ari 18 karatësh.

Ora e xhepit ndaloi në orën 02:20, në momentin kur Titaniku u zhduk në thellësinë e Oqeanit.

Seandi besohet se ka qenë një dhuratë për ditëlindjen e 43 nga Ida Straus për burrin e saj në vitin 1888 dhe është e gdhendur me inicialet e tij.

Ora u kthye te familja e tij dhe u trashëgua brez pas brezi derisa mekanizmi u riparua dhe u restaurua. Së bashku me të, një letër nga Ida Strauss u shit për 100,000 £.

Shuma për të cilën ajo u shit, 1.78 milionë paundë, përbën një rekord, pasi është sendi i shitur më shtrenjtë ndonjëherë nga Titaniku.

Rekordi i mëparshëm mbahej gjithashtu nga një orë xhepi, e shitur vitin e kaluar për 1.56 milion £ që i ishte dhënë kapitenit të njërës prej anijeve që shpëtoi më shumë se 700 pasagjerë. 

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *