Categories VENDI

Mexhiti uron 28 Nëntorin: Kjo është dita që na rikthen te rrënjët, te sakrifica dhe te krenaria kombëtar

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, lideri i Lëvizjes Evropiane për Ndryshim, Izet Mexhiti, ka përcjellë një urim për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

“Kjo është dita që na rikthen te rrënjët, te sakrifica dhe te krenaria kombëtare,” shkruan Mexhiti, duke theksuar rëndësinë e unitetit kombëtar dhe përkushtimit për zhvillimin e shqiptarëve.

Ai ka bërë thirrje që festa të nderohet me punë dhe përgjegjësi:
“Le ta nderojmë këtë ditë duke qëndruar të bashkuar dhe duke punuar me përkushtim për dinjitetin e shqiptarëve kudo.”

Mesazhin e tij Mexhiti e mbyll me urimin:
“Urime të gjithë shqiptarëve!” 🇦🇱

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *