
Mjekët urologë paralajmërojnë se rastet me karcinom tek meshkujt janë në rritje dhe theksojnë se njohja e shkaqeve dhe kryerja e kontrolleve të rregullta janë kyçe për parandalim.
Shkaqet dhe faktorët e rrezikut
Sipas specialistëve, zhvillimi i karcinomit tek meshkujt lidhet kryesisht me:
- Moshën, sidomos pas të 45-ave;
- Trashëgiminë, ku personat me raste kanceri në familje janë më të rrezikuar;
- Stilin e jetesës (duhanpirja, ushqimi i pashëndetshëm, mbipesha);
- Proceset inflamatore të gjata në traktin urinar;
- Ndryshimet hormonale që ndodhin me kalimin e viteve.
Urologët theksojnë se shumica e meshkujve i neglizhojnë simptomat e para, që shpesh shfaqen me probleme gjatë urinimit, dhimbje apo ndryshime në funksionimin e aparatit urinar.
Pasojat e vonesës në diagnostikim
Mjekët paralajmërojnë se diagnostikimi i vonshëm mund të sjellë pasoja serioze:
- tumori mund të përhapet në kocka dhe organe të tjera;
- trajtimi bëhet më i vështirë dhe më i gjatë;
- rreziku për ndërlikime afatgjata rritet ndjeshëm.
Sipas specialistëve, shumë prej rasteve do të ishin të shërueshme nëse kapeshin në fazë të hershme.
Trajtimi
Metodat e trajtimit ndryshojnë në bazë të fazës së kancerit:
- Monitorim aktiv për rastet e lehta;
- Terapia hormonale dhe medikamentet për të ngadalësuar përhapjen;
- Kirurgjia urologjike për he









