Categories VENDI

37 meshkuj dhe një femër, shumica nga Shkupi janë pacientët e prekur nga HIV gjatë këtij viti

Vetëm brenda këtij viti në Maqedoni janë regjistruar 38 persona me HIV. Shumica e rasteve të reja janë banorë të Shkupit, ndërsa tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e HIV-it. Nga 38 rastet e reja, 37 janë meshkuj dhe vetëm 1 femër. Mosha mesatare e të infektuarve është 35 vjeç, me diapazon nga 23 deri në 64 vjeç, ndërsa 73.7% e rasteve janë në grupmoshën 20–39 vjeç. Atanas Avramov nga Shoqata “Bashkë më të fortë” thotë se pacientët po paragjykohen nga punonjësit shëndetësor

“Më së shpeshti diskriminimi ndodh në sektorin e shëndetësisë, pasi më së shumti atje personat e ndajnë HIV statusin e tyre dhe pasi punonjësi shëndetësor janë ato që kanë njohuri se si HIV transmetohet dhe me këtë zhvillojnë paragjykime ose mite të caktuara që janë në mesin e popullatës”, tha Atanas Avramov, Shoqata Bashkë më të Fortë.

Mjetet financiare të ndara për parandalimin e HIV-it sipas Avramov mbeten të pamjaftueshme dhe nuk i plotësojnë nevojat reale të programeve parandaluese.

“Duhet ta pranoj se mjetet financiare që ndahen për programe parandaluese nuk janë të majftueshme dhe ashtu siç përmenda ne si shtet kemi ngecur në vend. Pra ne diagnostikojmë rase vetëm kur paraqiten, por në princip ne duhet të diagnostikojmë më shumë raste apo ti identifikojmë ato raste të HIV infeksioneve dhe më pas ato persona të marrin terapinë që mos ta transmetojnë më tej virusin”, tha Atanas Avramoc, Shoqata Bashkë më të fortë.

Nga kjo shoqatë thonë se vendi rrezikon të mos e përmbushë objektivin global për t’i dhënë fund epidemisë së HIV-it deri në vitin 2030, siç synojnë Kombet e Bashkuara./Alsat.mk

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *