
Siç ka njoftuar sot, Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovki, brenda 12 orëve, sistemi “Safe City” ka regjistruar 65,000 shkelje në komunikacion. Toshkovski tha më tej se shkelësit e rregullav enë trafik do të marrin njoftim elektronik.
Sot nga SPB-Shkup e shënuam fillimin e periudhës provuese të sistemit “Qytet i Sigurt” (Safe City), ku në 12 orët e para u regjistruan plot 65.000 kundërvajtje. Me këtë projekt po nisemi në një etapë të re të përmirësimit të sigurisë në komunikacion – shkelësit e rregullave të trafikut do të marrin njoftim elektronik për kundërvajtjen e kryer, të dokumentuar me mjete dhe pajisje bashkëkohore të regjistrimit. Qëllimi ynë është i qartë, më shumë siguri, më pak kundërvajtje dhe tolerancë zero ndaj ngasjes së pakujdesshme, pavarësisht nëse bëhet fjalë për zonë urbane apo rrugë jashtë vendbanimit. Në 12 orët e para të funksionimit provues të sistemit u regjistruan plot 65.000 kundërvajtje, nga të cilat 2.800 për kalim në dritë të kuqe dhe 1.000 për automjete të paregjistruara. Ky numër alarmues edhe një herë e konfirmon domosdoshmërinë dhe arsyetimin e sistemit, nga i cili presim përmirësim të dukshëm të kulturës rrugore, rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe uljen e dëmeve e viktimave në rrugë”, ka shkruar mes tjerash Toshkovski.









