Puthi posterin e Vuçiçit, motra e Emina Çunmulajt kërkon falje

Motra e Emina Çunmulajt, Pepi ka kërkuar falje pas kritikave të shumta që mori lidhur me foton që publikoi, ku shihej duke puthur posterin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. “E ardhmja është e ndritur”, shkruante ajo krahas postimit.

Pepi, e cila jeton prej kohësh në Beograd, ka reaguar pas kritikave duke dhënë shpjegimin e saj. Përmes po postimi në Instagram, ajo ka kërkuar ndjesë por thotë se postimi ka qenë në fakt një ironi dhe se asnjëherë nuk ka pasur për qëllim për të idealizuar figurën e tij.

“Më lejoni që të sqaroj postimin tim të fundit i cili është keqinterpretuar dhe publikuar nëpër media që pa të drejtë kundershtojne motrën time Emina Cunmulaj e cila ka bërë aq shumë dhe vazhdon të kontribuojë me shpirt për shqiptarët.

Unë kam bërë postimin me ironi ndonëse jetoj në një vend ku sarkazma ka konotacion tjetër, unë kam menduar se sarkazma ime do të kuptohet drejtë pa e menduar se mund të keqinterpretohet. Unë vij nga një familje patriotike dhe në asnjë moment nuk kam menduar të idealizoj një kriminel siç është Vuçiç.” deklaron mes tjerash Pepi.

/abcnews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *