Franca është finalistja e dytë, përballet me Argjentinën për trofeun e Botërorit 2022

Franca është finalistja e dytë e Botërorit “Katar 2022”. Në finalen e madhe do të përballet me Argjentinën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Franca e ka mposhtur Marokon, me rezultat 2:0.

Golin e parë e shënoi Theo Hernandez, në minutën e pestë të ndeshjes, derisa të dytën Randal Kolo Muani, i cili realizoi në minutën e 79-të të ndeshjes.

Ndryshe, Franca e ka fituar Botërorin edhe në vitin 2018. Deri tash, Franca i ka fituar dy Kupa të Botës dhe është shumë pranë ta fitojë edhe Kupën e tretë, nëse arrin ta mposht Argjentinën, e cila ka 2 tituj deri tash, dhe lufton të dielën për të 3’tin./Reporteri.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *