Përse na prishen lakrat turshi? Rregulloni me kujdes lakrat e plota

Lakrat e plota nuk bën të shtypen, por as nuk duhet të jenë të radhitura tepër larg njëra-tjetrës

Ideale do të jetë që më parë të blini një apo dy lakra dhe të siguroheni a ka lakra shije të ëmbël. Nëse po, atëherë janë të duhurat, mirëpo nëse janë pak djegëse, më mirë përdorni për sallatë ose gatim, ndërsa për turshi kërkoni lakra të tjera. Po ashtu sigurohuni që rastësisht të mos kenë kërmij në lakër, sepse nëse janë të tilla, lakrat turshi nuk do të qëndrojnë.

Të mira janë ato lakra që kanë “dej” të hollë. Kur të zgjidhni lakrat e duhura, hiqjani të gjitha fletët e jashtme dhe pastaj pritjani çdo rrënjë “në formë kryqi” dhe hiqni sa më shumë që mundeni nga mesi. Hidhni një lugë të vogël kripë në secilën vrimë të lakrës dhe më pas renditini ato me kujdes pranë njëra-tjetrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *