Mbi 260 trupa u gjetën në vendin ku u mbajt festivali tragjik në Izrael

Të paktën 260 trupa janë gjetur në vendin e një festivali muzikor në Izrael pas sulmit të së shtunës nga Hamasi, ka njoftuar shërbimi izraelit i shpëtimit Zaka.

Persona të armatosur të Hamasit qëlluan mbi pjesëmarrësit që po largoheshin dhe morën peng të tjerët në festival në një zonë bujqësore rurale pranë kufirit Gaza-Izrael, sipas videove të publikuara nga pjesëmarrësit në festival, raportoi të hënën CNN-i.

Kjo ishte vetëm një nga vendet e shumta të goditura të shtunën në mëngjes nga sulmi më i koordinuar brenda Izraelit i kryer ndonjëherë nga Hamasi, grupi militant palestinez i cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Izraeli.

Në Festivalin Nova, të pranishmit kanë festuar festën hebraike të Sukkot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *