“Paracetamoli sot pihet si bonbone”,mjeku Luçiano Bardhi: Mungon kultura mjekësore

Mjeku Luçiano Bardhi tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” se tashmë në çantën e kujtdo ka paracetamol, i cili pihet sikurse të ishte bonbone.

Kjo gjë është krejtësisht e gabuar sipas mjekut, pasi ato janë suplemente mjekësore, me ndikimin në trupin e njeriut.

“Ne marrim suplemente të çmendura, kudo. Sot edhe paracetamoli po përdoret si bonbone, takipirina si bonbone, rapidole si bonbone, tylolhoti si bonbone. Thonë “gjella me kripë dhe kripa me karar”, nuk mund të bëhet kjo se këto janë produkte mjekësore.

Nuk është vetëm marrja e suplementeve me doza të larta por edhe dëgjimi në internet, që do marr atë se më  bën mirë. Ndonjëherë këta njerëz përfundojnë në gjendje mjekësore shumë të rënduar. Në qytetet periferike ndodh shumë kjo, ne na mungon kultura mjekësore”,-tha mjeku./euronews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *