“Unaza e zezë” misterioze bëri bujë: Është shfaqur edhe më parë në qiell në Argjentinë

Banorët e provincës Tucuman në Argjentinë kanë qenë dëshmitarë të një fenomeni të pazakontë në qiell dhe video ka vërshuar rrjetet sociale.

Në mes të ditës u shfaq një “unazë e zezë” misterioze, e cila kaloi ngadalë nga njëra anë në tjetrën dhe njerëzit nuk mund ta kuptonin se për çfarë bëhej fjalë.

Disa përdorues të rrjeteve sociale janë të bindur se “është regjistruar një UFO”, ndërsa të tjerë besojnë se bëhet fjalë për një “dukuri të çuditshme të motit”.

Gjithashtu ka mendime se në qiell është parë një tufë mushkonjash, transmeton metro.co.uk.

Një përdorues ka vendosur të bëjë shaka, ndaj ka shkruar se “duke pasur parasysh formën, mund të themi se këto janë mushkonja aliene”.

Kujtojmë se një fenomen i ngjashëm është regjistruar më herët në botë, dhe herën e fundit në provincën Tajlandeze Nakhon Pathom, më 27 tetor.

Pastaj shkencëtarët vunë në dukje se nuk ishte një tufë insektesh.

Ata besojnë se “unaza e zezë” është shkaktuar ndoshta nga shpërthimi i një lloj “strukture rrethore”, ku tymi ka ruajtur formën e unazës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *