Aktorja shqiptare fiton betejën e tretë me kancerin, përfundon me sukses operacioni

Ditën e hënë, deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale lajmin se është përballur me një sëmundje të re.

Matoshi ka bërë të ditur se do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Aktorja nuk ka zbuluar saktësisht se për cfarë bëhet fjalë por në postimin e saj, ajo ka kërkuar lutjet e të gjithë ndjekësve të saj që të rikthehet shëndosh e mirë.

Mirëpo, ditën e sotme një nga miqtë e ngushtë të aktores së njohur ka zbuluar gjendjen shëndetësore të saj pas operacionit dhe duket se cdo gjë ka shkuar mirë. Miku i saj ka zbuluar gjithashtu se sëmundja e re për të cilën Matoshi i është referuar, ishte pikërisht një tjetër tumor, betejën me të cilin ka dalë përfundimisht fitimitare pas tre sprovave të vështira.

“Adriana Matoshi 3 – 0 tumori. Prapë fituese loçka jonë” ka shkruar në Facebook miku i saj, Arbër Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *