Italiani shënon rekord botëror për “arratisjen më të shpejtë nga rezervuari i ujit”

Një “artist profesionist i arratisjes” ka shënuar rekord të ri botëror Guiness duke u arratisur nga rezervuari me ujë në vetëm 2 minuta e 11 sekonda, ndërsa duart dhe këmbët e tij ishin të lidhura.

Guiness ka njoftuar se Andrew Basso tani mban rekordin për kohën më të shpejtë të arratisjes nga një rezervuar uji, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se aftësitë e tij Basso i ka shfaqur fillimisht në xhirimet e serialit televiziv italian, Lo Show Dei Record.

Videoja e publikuar tregon italianin duke larguar prangat e tij dhe duke hapur rezervuarin pa qenë në gjendje ta shohë atë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *