Elon Musk thotë se çipi i Neuralink mund të kurojë verbërinë

Macro shot of a human eye.

Elon Musk ka deklaruar se kompania e tij Neuralink ka mundur të kurojë verbërinë te majmunët.

Në platformën X (ish Twitter), shefi i Tesla dhe SpaceX tha se kompania tjetër e tij Neuralink u kishte mundësuar majmunëve të verbër të shihnin me teknologjinë e saj të çipit të trurit. “Implanti Blindsight tashmë po funksionon te majmunët,” tha ai të enjten.

Miliarderi tha gjithashtu se ky produkt Neuralink do të quhej Blindsight, duke shtuar se rezolucioni do të ishte i ulët në fillim, por që mund të tejkalojë vizionin normal njerëzor në të ardhmen.

Musk shtoi se “asnjë majmun nuk ka vdekur apo është dëmtuar nga një pajisje Neuralink!”
Produkti i ri ndjek Telepatinë e Neuralink, e cila i lejon përdoruesit të kontrollojnë kompjuterët kompjuterët me mendjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *