Pite me spinaq: Recetë e thjeshtë me shije delikate

Spinaqi është i shëndetshëm, ndërkaq kjo pite ka shije të shkëlqyeshme dhe është shumë e thjeshtë për t’u gatuar

Sot u bëmë nostalgjikë ndaj gatimeve tradicionale dhe kujtuam shijen e mrekullueshme të pites me spinaq.

Interi bën tifo për Marseillen në Ligue 1, kjo pasi mund t’i marr 10 milionë euro

Zajkova: Nëse legalizohet marihuana, nuk do të thotë se të gjithë do të varemi nga droga

Jude Bellingham ka emëruar lojtarin i cili është ‘modeli’ i tij në futboll

Basha: S’duhet të shkojmë në zgjedhje, kemi ende punë të mira që jemi duke bërë për qyt…

Bianca Censori po përdoret si një ‘mjet marketingu falas’ për albumin e Kan…

Përbërësit:

– 300 g spinaq,
– 1 filxhan miell;
– 1 lugë e vogël kripë;
– 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira;
– 2 vezë,
– 1 filxhan qumësht;
– ½ filxhani gjalpë të shkrirë;
– 1 qepë;
– 250 g mozzarella të grirë në rende.

Përgatitja:

Spinaqin lajeni dhe zieni derisa të zbutet. Kur të zihet, lëreni të kullohet dhe të ftohet.

Në një enë tjetër përzieni miellin, kripën dhe pluhurin për ëmbëlsira. Pastaj shton vezët, qumështin dhe gjalpin e shkrirë.

Kur të bashkohen të gjitha, shtoni spinaqin, qepën e grirë dhe mozzarellën.

Zhvendoseni në enën për pjekje dhe futeni në furrë të cilën më parë e keni nxehur në 190 gradë Celsius dhe piqeni rreth 30 – 35 minuta.

Prisni që të ftohet para se ta shërbeni.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *