Skandali te Onkologjiku, revoltohet gazetari: Mungojnë ilaçet e kimios, të afërmit e pacientëve hyjnë në borxhe për t’i siguruar. Ç’ndodhi me kallëzimin që bëra në Prokurori

Gazetari Osman Stafa, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 ka folur për skandalin te Spitali Onkologjik, ku mjekët drejtonin qytetarët tek spitalet private. Stafa tha se është keqardhje që në spitalet në Shqipëri mungojnë ilaçet e kimios. Ai tha se është për të ardhur keq që të afërmit e pacientëve hyjnë në borxhe për të siguruar medikamentet.

Më tej, gazetari ka treguar se ka bërë kallëzim në Prokurori faktin që në spitale mungojnë ilaçet dhe se drejtësia nuk ka bërë gjë. Sipas tij, kur sheh që nuk funksionon edhe drejtësia, të vjen të ulërasësh.

Gazetari Osman Stafa: Është krijuar një kakofoni për skandalin te Spitali Onkologjik. Ata mjekë që kanë dalë në përgjime do të duhet të përgjigjen për atë që kanë folur e për gjetjet. Por ne do të presim hetimin që të japë përfundime. Shteti duhet të sigurojë një sërë ilaçesh për pacientët. Shumë pacientë që vuajnë nga kanceri nuk marrin ilaçe. Ka protokoll që duhet respektuar dhe pacienti duhet ta respektojë atë protokoll. Në institucione shëndetësore mungojnë ilaçe jetikeMungon ironetekani, mungon edhe jodi radioaktiv që kurohet kanceri i tiroides. Unë e kam thënë se këtu qëndrojnë ata njerëz, që nuk kanë para për të shkuar jashtë. Janë njerëz hallexhinj, që duhet të hyjnë në kredi për të siguruar medikamentet. Institucionet shëndetësore e dinë se çfarë mungojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *