Dua Lipa shkruan histori: Të tri albumet e karrierës së saj janë në listën e 10 albumeve më të shitura në Mbretërinë e Bashkuar

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke iu gëzuar sukseseve të shumta në rrafshin ndërkombëtar.

Aktualisht, tri albumet e karrierës së sua, “Dua Lipa” i vitit 2017, “Future Nostalgia” i vitit 2020 dhe “Radical Optimism” i këtij viti – janë në mesin e 10 albumeve më të dëgjuara të momentit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në top-listën zyrtare të albumeve më të dëgjuara në MB, Official Charts ka bërë të ditur se “Radical Optimism” është albumi i tretë më i dëgjuar i javës, “Future Nostalgia” i teti dhe “Dua Lipa” i 10-ti.

Foto: Official Charts

E lumtur për këtë sukses, Lipa ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku shprehte mirënjohjen e fansave të saj për këtë sukses të shënuar.

“Të tre albumet e mia janë në Top 10 në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë! Fëmijët e mi po më bëjnë shumë krenar. Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen dhe që më lejuat të jem kolonë zanore e ditëve tuaja gjatë këtyre 8/9 viteve”, shkroi Dua në mbishkrimin e fotografive.

Albumi i saj i tretë “Radical Optimism” është publikuar në maj dhe ja rezultuar mjaft i suksesshëm. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *