
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot deklaroi se të paktën 25 persona u vranë të enjten në sulmet ruse në Kiev, sipas një numri të ri të viktimave.
“Në këtë moment e dimë se 25 persona janë vrarë, duke përfshirë dhe katër fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur”, shkroi Zelenski në Iks.
Presidenti ukrainas vlerësoi se sulmi “absolutisht tinëzar” tregoi “qëllimet e vërteta” të presidentit rus Vlladimir Putin.
“Të vazhdosh të vrasësh, jo të ndërmarrësh hapa për të arritur paqen”, tha Zelenski.
Funksionarët evropianë dënuan ashpër sulmet e djeshme ruse ndaj Kievit, duke thënë se ato tregojnë se Moska nuk është realisht e gatshme të negociojë një fund të luftës që ka zgjatur më shumë se tre vjet e gjysmë.









