
Homazhet për nder të këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi në Tetovë janë shoqëruar me momente të forta emocionale, ku më prekësi ishte fjalimi i vokalistit të grupit legjendar “Elita 5”, Arif Ziberi.
Mes lotësh dhe me zërin që i dridhej, Ziberi zbuloi pengun e madh që i ka mbetur me Shpatin, duke treguar komunikimin e tyre të fundit vetëm pak javë më parë.
“Para 2-3 javësh kontaktova, më thirri Shpati… dhe më tha: ‘Axha Arif kam hap një lokal dhe dua të vish të pish një kafe’. Unë i premtova se do të vij, por nuk arrita. Dhe më ka mbetur një peng i madh,” u shpreh ai i dërmuar.









