Categories SHOWBIZZ

“Do të kujtojmë sa të rrojmë”, artistët i japin lamtumirën e fundit Shpatit (VIDEO)

Në Pallatin e Kulturës në Tetovë, këngëtarja Big Mama mbajti një fjalim emocionues në ceremoninë mortore për artistin e ndjerë Shpat Kasapi.

Ajo tha se skena e Pallatit është vendi ku bashkë me Shpatin morën frymë si artistë.

“Sot jam para jush me një dhimbje që nuk di si ta përshkrujë, në këtë skenë, pikërisht këtu ku unë dhe Shpati kemi filluar për herë të parë së bashku. Kjo skenë për ne të dy ka qenë fillimi ynë, dhe vendi ku kemi marrë frymë për herë të parë si artistë”, tha Big Mama, transmeton Klankosova.tv

Ndërsa moderatori Labinot Gashi tha se nuk e kishte menduar kurrë në jetë se do të fliste në atë foltore për Shpatin Kasapin, e aq më pak që intervista e fundit do të ishte realizuar me të.

“Kurrë në jetë nuk e kisha mendu që do të flas në këtë foltore për Shpat Kasapin, kurrë në jetë nuk e kisha paramendu që intervista e fundit do të ishte me mu, dhe do ti falënderonte të gjithë, edhe bashkëshorten që ia ka sjell djalin në jetë. Shpati ka qenë i pagabueshëm në çdo moment e në çdo sekond. Shpati e ka dashtë jetë, e ka dashtë muzikën dhe e ka dashtë njeriun si njeri”, tha Gashi,t transmeton Klankosova.tv

E ngushëllime shprehu edhe këngëtarja Adelina Tahiri, e cila tha se Shpatin do ta kujtojnë, sa të rrojnë.

“Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë të pranishmit, në veçanti për familjarët. Zoti iu dhashtë forcën në këtë dhimbje të madhe. Shpat do të rrojmë e do të kujtojmë”, tha Tahiri, transmeton Klankosova.tv

Derisa, këngëtari Blero tha se ikja e Shpatit i goditi të gjithë, sepse ‘iku një njeri me zemër të pastër’

“Ikja e Shpatit na ka goditur të gjithëve sepse iku një njeri që nuk duhej të ikte, na iku një zemër e pastër e një shpirt i butë”, tha Blero, transmeton Klankosova.tv

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *