![](https://radiojehona.com/wp-content/uploads/2023/12/850x600_-640-0-1701365666x0-500-1701362017xdegferpng-475-1791701371236.png)
Një familje gjermane e cila prej vitesh ka thyer të gjitha rekordet sa i përket dekorimeve të shtëpisë për Krishtlindje, këtë vit ka shënuar një tjetër arritje të madhe.
Susanne dhe Thomas Jeromin e kanë dekoruar shtëpinë e tyre me numrin më të madhe të pemëve të Krishtlindjes.
Krishtlindja 2023 e gjen shtëpinë e tyre që ndodhet në perëndim të Hanoverit me 555 pemë Krishtlindjesh.
Siç mund të shihet në fotot nga shtëpia që po bëjnë xhiron e rrjetit, shtëpia e familjes Jeromin ka pemë Krishtlindjesh edhe në tualet.
Rekordi i tyre i mëparshëm ishte 444 pemë brenda shtëpisë së tyre, për të cilat Susanne tha se iu deshën më shumë se dy muaj për ti dekoruar.
© SYRI.net