Xhaka me shokë luajnë sonte ndeshjen e sezonit ndaj Bayern Munich, ja formacionet e mundshme

Xhaka me shokë luajnë sonte ndeshjen e sezonit ndaj Bayern Munich, ja formacionet e mundshme

Share Button Gazeta Blic

Bayer Leverkusen do të presë Bayern Munich sonte, në sfidën e javës së 21-të në Bundesliga, në një ndeshje që vlen më shumë se 90 minuta.

Për kryesuesit e kampionatit gjerman kjo do të jetë një provë e rëndësishme drejt misionit, titull, por do të kenë kundërshtar pikërisht ekipin që e ka formulën për këtë gjë në Gjermani, Bayern Munich, përcjell GazetaBlic Sport.

Bayer Leverkusen ka 52 pikë në krye të tabelës, dy më shumë se bavarezët që janë në vendin e dytë. Granit Xhaka është titullar i padiskutueshëm tek ‘Farmaceutikët’, me mesfushorin shqiptar që statistikisht po kryeson në shumë aspekte edhe në Evropë.

Ja formacionet e mundshme të ndeshjes që fillon në ora 18:30:

Bayer Leverkusen: Hradecky; Tapsoba, Tah, Hincapie; Frimpong, Andrich, Xhaka, Grimaldo; Hofmann, Wirtz; Iglesias

Bayern Munich: Neuer; Mazraoui, Kim, De Ligt, Guerreiro; Pavlovic, Goretzka; Sane, Muller, Musiala; Kane.

/GazetaBlic Sport/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *