Orizi prej mishi, ushqimi më i ri hibrid i krijuar në laborator nga shkenctarët

KOREA E JUGUT- Shkencëtarët kanë krijuar një lloj të ri ushqimi hibrid “një oriz mishi” që ata thonë se mund të ofrojë një burim të përballueshëm të proteinave. Kokrrat poroze janë të mbushura me muskuj viçi dhe qeliza yndyrore, të rritura në laborator. Orizi fillimisht u lye me xhelatinë peshku për të ndihmuar qelizat e viçit të ngjiteshin dhe kokrrat u lanë në një enë për t’u kultivuar deri në 11 ditë.

Studiuesit thonë se ushqimi mund të shërbejë si “lehtësim për urinë, racionin ushtarak apo edhe ushqimin hapësinor” në të ardhmen. Mbetet për t’u parë nëse konsumatorët do ta pranonin, nëse do të dilte në treg. Orizi hibrid është me sa duket më i brishtë se orizi i zakonshëm, por përmban më shumë proteina.

Orizi prej mishi, ushqimi më i ri hibrid i krijuar në laborator nga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *