Zbulohet fosili i “dragoit” 240 milionë vjeçar

Shkencëtarët kanë zbuluar një fosil të ri të plotë – një krijesë 5 metra e gjatë.

Krijesa daton nga 240 milionë vjet më parë dhe është quajtur “dragua” për shkak të qafës së saj jashtëzakonisht të gjatë.

Quhet “Dinocephalosaurus orientalis”, një specie që u identifikua fillimisht në vitin 2003.

Ky fosil i ri spektakolar i ka lejuar shkencëtarët të shohin anatominë e plotë të kësaj bishe të çuditshme prehistorike.

Nick Fraser nga Muzeu Kombëtar i Skocisë e ka përshkruar krijesën si “kafshë shumë të çuditshme”.

Fosili u zbulua në jug të Kinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *