Letra e djalit që përloti Grida Dumën

Moderatorja e njohur Grida Duma ka qenë e ftuar në emisionin “SOL” në Klan Kosova, ku ka biseduar për aspektet personale të jetës së saj.

Grida është surprizuar nga një letër e veçantë e djalit të saj, në të cilën ai shpreh ndjenjat e dashurisë për të.

Djali i saj, tashmë student në Universitet, ka shprehur falënderimin e tij për nënën, për mbështetjen dhe kujdesin e treguar gjatë gjithë rrugëtimit të tij.

Në letër ai shkruan:

“E di shumë mirë që as unë, as ti nuk jemi njerëz surprizash. Por me shkuarjen time në universitet dhe rritjen e punëve që ke këto kohë, gjej rastin të të rrëfej disa të vërteta midis nesh që tashmë janë ndjerë, por thjesht nuk gjetën kohë të thuhen. Nuk e mendoja që diskutimet tona për jetën, ato net të vona, do më ndihmonin të njihja botën ashtu si e njoh tani. Nuk e mendoja më parë që vazhdimi i studimeve të mia në këtë vend të huaj do të më ekspozonte ndaj kaq shumë diturive. Nuk pretendoja asnjëherë që insistimet e tua nga më të voglat tek më të mëdhatë dhe të qenit ‘gentleman’, do të ndihmonin të jetoja, dashuroja, në kuptimin e plotë të fjalës. Me të gjitha këto kosto dhe investime për mua jam ndjerë shumë i mbrojtur dhe me kapacitet për t’ia dalë në cdo kuptim. Tani po njoh realitetin që ke kaluar në fëmijëri dhe ato që ke ndjerë. Nuk të kam njohur duke u rritur, nuk të kam parë as adoleshente, por të njoh tani më mirë se kurrë. Ti je një njeri i madh, i gjerë, i dashur dhe që sakrifikon për ata që i do më shumë se për veten.

E ndiej që po bëhem ai burri me një grua të fuqishme nga pas tij. Do të jem me ty dhe do të suportoj gjithmonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *