Influencerja “qëndis” veshët për t’u dukur si vëthë, videoja merr 8.6 milionë shikime në TikTok!

Influencerja e njohur në TikTok @viennaskye ka nisur një trend shumë të çuditshëm në rrjetin social.

Në vend të vëthëve, ajo ka “qëndisur” veshët që të duken një aksesor autentik dhe interesant.“A do ta provonit këtë”? shtron pyetjen influencerja, e cila në fakt, përdori një metodë shumë më pak traumatizuese nga sa mund të duket në pamje të parë: ajo i qëndisi veshët duke e kaluar gjilpërën vetëm në zonat ku i kishte shpuar veshët më parë.

Image

Kësisoj, me penj të kuq, vajza arriti të krijonte një aksesor tejet autentik në veshët e saj dhe videoja e saj në TikTok ka marrë 8.6 milionë shikime. Por, ajo gjithashtu paralajmëroi përdoruesit se nëse do ta bëjnë një gjë të tillë të kenë kujdes e t’i mbajnë fijet vetëm për disa orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *