Cristiano Ronaldo përfundon nën hetim pas gjestit imoral

Gjatë një ndeshje, Cristiano Ronaldo ngjalli zemërim me sjelljen e tij e cila është kritikuar nga tifozët dhe mediat arabe. “Ylli” portugez nuk u përmbajt ndaj tifozëve vendas që thërrisnin në kor “Messi, Messi!”, për kundërshtarin e tij historik.

CR7, shënoi një nga golat e skuadrës së tij, më pas iu drejtua tifozëve në tribuna me një gjest “imoral”, siç citojnë burime nga Arabia Saudite.

Tani Ronaldo është duke u hetuar nga organet kompetente.

Portugezi, i cili ka shënuar 22 gola këtë sezon në ligën saudite (golashënuesi më i mirë në kampionat, me tre më shumë se Mitrovic, nga Al Hilal), është ngacmuar vazhdimit në këtë sezon me kore të këtij lloji (“Messi, Messi”).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *