Deco takohet me agjentët e Haaland, tifozët e Barcelonës fillojnë të ëndërrojnë

Joan Laporta duket se nuk i interesojnë problemet financiare të Barcelonës dhe ka filluar të ëndërrojë për transferimin e Erling Haaland.

Paparaci i Barcelonës ka parë ditën e mërkurë në qytet Rafaela Pimenta, e cila përfaqëson Erling Haaland. Asai iu bashkua edhe Maxëell, i cili gjithashtu është agjent i norveëgjezit, me të dy duke hyrë në një restorant të njohur në Barcelonë. Pak minuta më vonë u gjend edhe drejtori teknik i Barçës, Deco.

Pimenta thuhet se ka pasur një takim me drejtorin teknik portugez të Barcelonës me emrin e Haaland në tryezë. Siç zbuloi Gerard Romero, pavarësisht problemeve të mëdha financiare të Barcelonës, Laporta vazhdon të ëndërrojë për transferimin e Haaland, duke dashur t’i përgjigjet në këtë mënyrë Real Madrid që po përgatitet të mbyllë transferimin e Mbappe.

Gazetari katalanas iu referua vështirësive të rastit të Haaland, megjithatë ai theksoi se transferim i tij nuk mund të konsiderohet i pamundur në asnjë rrethanë, duke i mbajtur me adrenalinë tifozët e Barcelonës.

© SYRI.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *