Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar tek ura e Gurit në Shkup

Dje rreth orës 20:00 në ujërat e lumit Vardar është vërejtur trupi i pajetë i një burri.

Sipas dëshmitarëve okular, trupi i pajetë i gjetur te ura e Gurit në Shkup, është larguar nga ana e policisë.

“Policia e njësisë për intervenim në kuadër të SPB Shkup e kanë tërhequr trupin nga ujërat dhe tek ai nuk janë gjetur dokumente të identifikimit”, thonë nga SPB Shkup për “Makfax”.

Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll, dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *