![](https://radiojehona.com/wp-content/uploads/2023/06/auto_Idrizove1686071346.jpg)
Ministria e Brendshme njoftoi sot se një i burgosur ka mbetur i plagosur nga një përleshje fizike mes dy grupeve të të burgosurve.
“Me datë 01.06.2024 në ora 18:47 nga Burgun i Idrizovë është raportuar se në pjesën e mbyllur të institucionit është prishur rendi dhe qetësia publike nga konfrontimi fizik i ndërsjellë në mes të dy grupeve të të burgosurve. i dënuari H.F.29) nga fshati Studeniçan i Shkupit, ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.