Një miliard euro për Maqedoninë e Veriut, por nëse realizohen reformat

Bashkimi Evropian përmes politikës rajonale dhe fondeve strukturore në kornizën financiare 2024-2027 ka ndarë 6 miliard euro për Ballkanin Perëndimor, njofton agjencia e lajmeve INA.

Nga shuma e përgjithshme, 2 miliard janë para dhe ndihma të pakthyeshme, ndërsa 4 miliard si borxhe të volitshme.

Maqedonia e Veriut shpreson që ti marrë rreth 1 miliard euro nga ky fond, i cili parashikon forcimin e ekonomive të rajonit si dhe zhdukjen e dallimeve në zhvillim mes Ballkanit Perëndimor dhe Shteteve Anëtare të BE-së.

Mirëpo, këto mjete financiare janë të kuzhtëzuara nga Brukseli me realizimin e reformave, të cilat shtetet e rajonit duhet ti realizojnë.
Me fjalë të tjera, nëse ka reforma, do të ketë miliarda euro. Reformat kanë të bëjnë me ekonominë, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut dhe shumë sfera tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *