Reklamuesit në Instagram e Facebook do të detyrohen të tregojnë kur e përdorin IA

Meta do t’u kërkojë reklamuesve të tregojnë kur përdorin Intelegjencën Artificiale (IA) për realizim të reklamave që shfaqen në Facebook dhe Instagram.

Kompania e medias sociale tashmë ka politika mbi përdorimin e IA, por sipas tyre kjo shkon një hap më tej.

Nga janari i vitit që vjen reklamat lidhur me politikën, zgjedhjet apo çështjet sociale do të duhet të deklarojnë çdo imazh apo video të ndryshuar në mënyrë dixhitale.

Në një njoftim, Meta ka bërë të ditur se përdoruesit e rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram do të njoftohen kur reklamat janë ndryshuar në mënyrë dixhitale. Meta i tha BBC-së se këto informacione do t’i shtohen reklamës, por nuk janë bërë të ditura detajet se si do të bëhet kjo.

Kjo thuhet se nuk përfshin detyrimin që reklamuesit të deklarojnë edhe ndryshime e vogla, të tilla si korrigjimi i ngjyrave.

Meta tashmë ka politika për të gjithë përdoruesit – jo vetëm reklamuesit – rreth përdorimit të IA në video.

Rregullat e reja do të aplikohen për reklama që lidhen me politikën, zgjedhjet apo çështjet sociale, për të zbuluar çdo lloj ndryshimi dixhital, përpara se reklama të shkojë drejtpërdrejt në Facebook apo Instagram.

Google kohët e fundit njoftoi një politikë të ngjashme në platformat e saj. Ndërkohë që TikTok nuk lejon asnjë reklamë politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *