Ali Ahmeti takohet me ambasadorin francez në Shkup

Mbrëmë në rezidencën franceze isha i ftuar për darkë pune me z. René Troccaz, ambasador dhe i dërguar special për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme, z. Cyrille Baumgartner, ambasador i Francës në vendin tonë, z. Bernard Valero, ish ambasador i mëhershëm i Francës në vendin tonë dhe z. Mathie Abgrall, nga Misioni i Evropës Ballkanike, në kuadër të Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme.

Për gati tre orë shtjelluam zhvillimet politike në vend dhe rajon duke u përqëndruar kryesisht mbi ndryshimet kushtetuese dhe integrimin europian, zgjedhjet në vend, si dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Pa ndryshimet kushtetuese, rruga jonë europiane është e bllokuar. Pengesa e miratimit të amandamenteve kushtetuese është bllokim i qëllimshëm i integrimit tonë europian.

Qytetarët dhe vendi nuk kanë kohë për kalkulime për përfitime partiake në kurriz të së ardhmes së tyre europiane.

Sa i përket dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, theksova që njohja e ndërsjellë është zgjidhja e vetme që garanton paqen, sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *