Big Brother VIP thyen çdo rekord audience! Arrin mbi 300 mijë ndjekës live në kanalin e TCH në Youtube

‘Big Brother VIP Albania 3’ po del jashtë çdo parashikimi dhe po thyen çdo rekord audience.

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme, është arritur shifra më e lartë e livestream në kanalin e Top Channel në Youtube.

Mbi 300 mijë ndjekës në kohë reale janë ‘gozhduar’ para ekranit, duke ndjekur shtëpinë me të famshme në Shqipëri, me debatet, surprizat, intrigat dhe të papriturat që sjell ky spektakël.

Jo vetëm në Youtube, por edhe në Instagram është konfirmuar thyerja e të gjitha rekordeve të vendosura në Big Brother Vip.

Ky edicion i tretë flet për një sukses të padiskutueshëm teksa jemi ende larg finales, çka krijon premisën se fundi i këtij show televiziv do të shënojë rekorde të paarritshme në historinë televizive të mediave shqiptare.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *