Mickoski thotë se ka siguruar 61 deputetë


Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka folur për negociatat mes VMRO-së dhe VLEN-it që siç thotë ai, po zhvillohen në drejtimin e duhur ndërkohë qe tha se janë optimist në këtë drejtim, ndërsa ka përmendur se VMRO ka siguruar tashmë 61 deputetë.

Mickoski tha se kanë për qëllim që t’i sigurojnë 2/3 e deputetëve në Kuvend pasi tha se kanë qëllime serioze për të bërë atë që është thënë para zgjedhjeve.

“Bisedimet zhvillohen në drejtim të duhur dhe të vërtetë. Jemi optimist, se qëllimi ynë i dytë është që me partnerët e koalicionit të konsolidojmë edhe 2/3 e deputetëve në Kuvend. Pse na duhen këta 2/3? Këta 2/3 e deputetëve na duhen sepse kemi një qëllim serioze, atë që e kemi biseduar para zgjedhjeve që të bëjmë një riekipim dhe rikonstruim të kabinetit qeverisës. Ju njoftoj se kemi negociuar edhe me deputetë që nuk janë pjesë e koalicionit ‘Maqedonia yte’ dhe ju informoj se kemi siguruar tashmë 61 deputetë”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *