![](https://radiojehona.com/wp-content/uploads/2024/06/20240201210951-398657-407444-780x439-1.jpg)
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva, në një takim me drejtorët e klinikave janë dakorduar për zgjidhje alternative për sallat e kirurgjisë që nuk punojnë ditët e fundit për shkak të problemeve me stacionin e kompresorit dhe instalimi i oksigjenit.
“Kemi rënë dakord që të gjitha klinikat kirurgjikale në Qendrën Klinike të fillojnë të punojnë në sallat e operacionit duke përdorur kompresorë të jashtëm dhe gjithashtu me enë me ajër të kompresuar. U pajtuam që plani operativ dhe rendi i pacientëve të realizohet sipas vendimit të kolegjeve eksperte të secilës prej klinikave në kuadër të kapaciteteve individuale të secilës klinikë”, tha Manoleva.