VLEN kërkon përgjegjësi nga Xhaferi dhe Jajaga për sulmin ndaj kapitenit shqiptar

Koalicioni VLEN kërkon që rasti me kapitenin shqiptar të sulmuar brutalisht në Qendrën për trajnime ushtarake Krivollak të zbardhet, ndërsa autorët të mbajnë përgjegjësi.

Sipas VLEN, përgjegjësia fillimisht për këtë rast duhet të shkojë te ministri Tiron Jajaga dhe kryeministri teknik Talat Xhaferi. VLEN pyet publikisht Qeverinë në largim nëse ky është një skenar i përgatitur me qëllim tensionimin e marrëdhënieve ndëretnike.

“Ky alarm më shumë duhet të shqetësojë kuadrin shqiptar në Ministrinë e Mbrojtjes, në veçanti zv.ministrin, tani ministër në detyrë Tiron Jajaga, i cili duhet të jap sqarim për këtë rast pse ka ndodhur dhe pse ai ka lejuar të vijë deri te kjo situatë. Si mundet që një skandal i tillë të kalon pa përgjegjësi edhe nga kryeministri teknik Talat Xhaferi dhe nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Nazim Bushi? A është ky ndonjë skenar antishqiptar i përgatitur nga Qeveria tani më në ikje për të krijuar tensione ndëretnike”, thuhet në reagimin e VLEN. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *