Si të trajtoni dhimbjet e kokës nga vapa?

Ani se qetësuesit janë të shumtë, dhe të aftë për të luftuar dhimbjet e kokës, shpesh nuk janë të përshtatshëm për këtë lloj dhimbje koke.

AgroWeb.org ju sjell disa metoda për të shmangur dhimbjet e kokës nga dielli i stinës së verës.

Ambientet e freskëta duhet të kthehen në vendet tuaja të preferuara

Një dhomë me ajër të freskët gjatë muajve të nxehtë të verës është zgjidhja e përkryer.

Për personat që punojnë në mëngjes e mira është të shmangin oraret e diellit të fortë.

Kjo është shumë e thjeshtë, mjafton të dilni nga shtëpia pak më herët që të arrini në zyrën tuaj pa ju parë dielli i fortë.

Nëse do t’ju duhet të lëvizni dhe gjatë ditës, atëherë zgjidhni rrugën me më shumë hije.

Kudo që të shkoni, sigurohuni që të keni një shishe me ujë të ftohtë me vete.

Merrni me vete një kapele

Kur shkojmë në plazh, shumë nga ne bëjnë gabimin dhe nuk vendosin kapele.

Ajo bënë të mundur krijimin e një hijeje për sytë tanë, duke i mbrojtur nga ekspozimi i drejtpërdrejt me rrezet e diellit.

Njësoj si lëkura kë nevojë për kremin mbrojtës, dhe sytë duan përkujdesje.

Kapelja dhe syzet janë dy nga mënyrat më të thjeshta për t’i mbrojtur.

Disa kura të thjeshta në kushte shtëpie.

Kur të ktheheni në shtëpi është e mira që të bëni një dush të vakët, në mënyrë që temperatura e trupit të ulet.

Lagni një peshqir të vogël me ujë të ftohtë dhe vendoseni pranë syve dhe ballit, ndërkohë që çlodheni.

Merrni paketa çaji kamomili dhe vendosini në ujë të ftohtë, më pas aplikoni direkt në sytë tuaj.

Çaji do të qetësojë menjëherë dhimbjen e syve dhe do të uli ënjtjen nga vapa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *