Kiara dhe Luizi prindër për herë parë – zbulohet gjinia e fëmijës?

Prej javësh kanë qarkulluar lajme se çifti i njohur Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po bëhen prindër për herë të parë.

Ndonëse dyshja nuk janë prononcuar ende në lidhje me këtë, tani ata thuhet se e kanë zbuluar edhe gjininë e fëmijës.

Sipas revistës “Who” Kiara dhe Luizi ditën e sotme (e martë) kanë organizuar edhe një festë private për zbulimin e gjinisë, që thuhet se është vajzë.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Mbetet të shihet në vazhdim nëse çifti do të flasin publikisht në lidhje me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.

Kujtojmë që Kiara dhe Luizi u njohën dhe u lidhën gjatë rrugëtimit të tyre në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Dyshja madje kurorëzuan dashurinë me martesë në natën finale të BBVA, ku më pas Luizi u shpall fitues i edicionit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *