Drejtori Asani, shpërblime jubilare për punonjësit

Drejtori i Fondit, Arsim Hasani, i ftoi në një takim joformal punonjësit e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, të cilët këtë vit arritën 30 dhe 40 vjet stazh pune të pandërprerë në këtë institucion, ku edhe personalisht u’a ndau vendimet për shpërblimin jubilar dhe shprehu mirënjohje të madhe për punën dhe angazhimin e tyre shumëvjeçar në interes të avancimit të institucionit.

“Ju që shumë vite me radhë keni kontribuar në suksesin, funksionimin dhe zhvillimin gjatë viteve, jeni një hallkë e rëndësishme e Fondit dhe meritoni respekt dhe lëvdata nga të gjithë ne”, tha drejtori Arsim Hasani.

Gjithashtu edhe punonjësit – fitues të çmimeve jubilare, shprehën mirënjohje të madhe për drejtorin, përkatësisht për gjestin e duhur, duke u ndjerë të respektuar dhe të motivuar për bashkëpunim të mëtejshëm.

Gjatë takimit, të pranishmit shkëmbyen përvoja nga puna e tyre shumëvjeçare, si dhe u diskutuan lidhur me propozimet dhe mendimet përmes sugjerimeve konstruktive, komunikimit, punës dhe veprimit të përbashkët, socializmit, me qëllim arritjen dhe realizimin e detyrave dhe obligimeve të dhëna për funksionimin më të mirë dhe më efikas të Fondit.

Në fund, Asani theksoi se është e nevojshme të veprohet së bashku dhe si ekip, me qëllim që institucioni të përparojë me sukses.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *