Myftinia e Tetovës: Mexhlis i xhamive është kundër shkarkimit të Qani Nesimit

Nga Myftinia e Tetovës përmes një kumtese thonë se janë kundër vendimit të Bashkësisë Fetare Islame për shkarkimin e myftiut Qani Nesimi, përcjell TV21. Ata thonë se për këtë kanë mbështetje edhe nga Mexhlisi i xhamive të Myftinisë së Tetovës.

“Edhe Mexhlisi i xhamive të Myftinisë së Tetovës, është kundër vendimit të djeshëm të BFI-së, i mbështet vendimet e anëtarëve të Myftinisë dhe unanimisht dhe me këmbëngulje kërkon nga Myftiu Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, të vazhdoj me punën e tij, pasi ne si Mexhlis i xhamive do të përkrahim edhe në vazhdimësi Myftiun dhe Myftininë në mbrojtjen e institucionit”, thuhet në kumtesën e Muftinisë së Tetovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *