Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt për t’u pirë

Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt për t’u pirë

JP Ujësjellës-Kanalizim – Shkup, me qëllim të informimit sa më të mirë të qytetarëve të qytetit të Shkupit, publikon raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e bëra në Departamentin për kontroll sanitar, i cili në fakt është laboratori i parë në vend që akrediton funksionimin e tij sipas standardit ISO17025:2018.

Në periudhën prej 06.11.2023 deri më 10.11.2023, Departamenti për kontroll sanitar ka marrë 189 mostra për fiziko-kimike dhe 189 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 44 pika matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga testet, të gjitha mostrat përputhen me rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm./nmk-post/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *