Një person hyn në spital dhe vret pacientin, policia qëllon drejt autorit! Dy të vdekur

Sërish të shtëna me armë zjarri në SHBA. Ngjarja ka ndodhur brenda një spitali psikiatrik në Concord, Neë Hampshire ku një person humbi jetën. Oficerët neutralizuan sulmuesin, i cili hyri në spital dhe qëlloi një person në holl, tha shefi i policisë së shtetit. Një oficer më pas qëlloi menjëherë dhe vrau të dyshuarin.

Viktima dhe vrasësi nuk janë identifikuar ende. “Nuk ka asnjë kërcënim për publikun dhe nuk ka pasur asnjë kërcënim për pacientët apo stafin e spitalit,” tha ai. Spitali Neë Hampshire, i vendosur në kryeqytetin e shtetit, Concord, është një strukturë spitalore me 185 shtretër që trajton pacientët me probleme mendore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *