Futbollisti vdes pasi goditet nga vetëtima 

Një futbollist ka vdekur pasi është goditur nga vetëtima gjatë ndeshjes në Indonezi.  

Futbollisti Septain Raharja, po luante në miqësoren mes 2 Flo FC Bandung dhe FBI Subang kur u godit nga vetëtima në Javan Perëndimore.   

35-vjeçari po merrte frymë pas goditjes nga vetëtima, por vdiq më vonë në spital për shkak të djegieve. 

Kjo është hera e dytë që një futbollist në Indonezi goditet nga vetëtima. Futbollisti në Javën Lindore, gjatë vitit të kaluar ishte goditur nga vetëtima dhe kishte pësuar sulm në zemër. Ai me sukses ishte ngjallur në spitalin lokal. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *