![](https://radiojehona.com/wp-content/uploads/2024/02/0264E53D-8DF5-43D0-8529-310E4995F95B-696x464-1-696x430-1.jpeg)
Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me ambasadoren amerikane, Angela Aggeler, me të cilën bisedoi për zhvillimet politike në vend pas formimit të qeverisë kalimtare dhe në prag të procesit zgjedhor, si dhe për zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendet.
“Në takim, presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut vazhdimisht i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit bilateral me SHBA-të, ndërsa u theksua se dialogu aktual strategjik është një mundësi për të konkretizuar bashkëpunimin tonë në të gjitha sferat e interesit reciprok”.
“Presidenti Pendarovski theksoi rëndësinë e mbështetjes amerikane për vazhdimin dhe intensifikimin e procesit reformues në kuadër të realizimit të aspiratave evropiane të shtetit”, njoftuan nga zyra e Pendarovskit.