Zgjedhja e ministrave të rinj para deputetëve! Opozita me kritika, propozohen ministra pa asnjë përvojë

Kryeministri teknik Talat Xhaferi, i cili ishte shumë i shkurtër në shpjegimin e ministrave të rinj të propozuar nga Aleanca për Shqiptarët, Ilir Demiri për Shëndetësi dhe Naim Bajrami për Shoqëri Informatike dhe Administratë. Tha se për ta flasin veprat e tyre.

“Propozimi që Ilir Demiri të zgjidhet ministër i Shëndetësisë nuk ka nevojë për prezantim, thuajse secili prej nesh ka pasur mundësinë të vizitojë Klinikën Infektive qoftë personalisht apo nëpërmjet një familjari. Për propozimin Naim Bajrami mjeshtër i teknologjisë informative, njeri i ri, i cili mori çdo mundësi për t’u treguar dhe dëshmuar në profesionin e tij”, tha Talat Xhaferi, kryeministër teknik.

Opozitarja VMRO-DPMNE me një sërë kritikash për ministrat e propozuar. Bojan Stojanovski nga kjo parti iu drejtua Xhaferit dhe e pyeti se me çfarë kriteresh është bërë përzgjedhja e ministrave të rinj.

A mendoni se është serioze të propozoni një ministër për shoqërinë informatike ku do t’i jepni një të riut kualifikim dhe ne duhet t’i japim shans. Pra, pse duhet t’i japim atij një shans si ministër, për të mësuar dhe për të fituar njohuri? Dhe prandaj kemi performanca të tilla në Qeveri. Janë pikërisht politikat e tilla të mësimdhënies së njerëzve në funksione që janë përgjegjëse dhe të rëndësishme që na kanë sjellë në nivelin ku ne tani po zgjedhim ministra që, imagjinoni, janë të rinj dhe duhet t’u japim atyre një shans të mësojnë se si do të punojnë pasi kanë hyrë në poste ministrore”, theksoi Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.

Martin Kostovski nga LSDM-ja i pyeti deputetët e VMRO-DPMNE-së se çfarë ka ndryshuar në qëndrimin ndaj kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari të cilin më herët e kishin kritikuar për shtëpinë në lagjen Taftalixhe dhe i akuzoi se qëndrojnë pas ngjarjeve në Aleancën për Shqiptarët.

“Nënkryetari juaj Aleksandar Nikollovski e akuzoi z. Taravari se çmimi për hyrjen në Qeveri ishte një shtëpi në Taftalixhe që ia kishin dhënë. Sot dëgjojmë diçka tjetër nga VMRO-DPMNE. Çfarë është puna, a e kanë shitur, ose  e ka blerë dikush nga VMRO-DPMNE, dhe nuk mund të duronit, keni aktruar pak para publikut, pra dje kishim foto ne publik nga zoti Taravari së bashku me kryetarin tuaj të të ashtuquajturit instituti patriotik. E di që VMRO-DPMNE ka vënë nënshkrimin dhe vulën e saj pas asaj që po ndodh në Aleancën për Shqiptarët”, deklaroi Martin Kostovski, LSDM.

Seanca parlamentare për zgjedhjen e ministrave të rinj Demiri dhe Bajrami vjen pasi të premten u shkarkuan ministrat e Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe ai i Shoqërisë Informatike, Azir Aliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *