![](https://radiojehona.com/wp-content/uploads/2023/07/Pasaporta-768x470-1.jpg)
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski njoftoi që prej sot do të nisë me punë pika për nxjerrjen e dokumenteve personale pa termin.
Pika e Ministrisë së Punëve të Brendshme është e lokalizuar në sallën e policisë së trafikut në kuadër të Stacionit Policor “Prolet” në Komunën e Kisella Vodës.
“Sistemi është testuar dhe mundëson që mbi 1000 persona për periudhën e një dite të punës ta kalojnë gjithë procedurën. Dua të theksoj se orari i punës së pikës është nga ora 8, deri në orën 18:00, me mundësi që të vazhdohet deri në orën 20:00”, theksoi Spasovski.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/viber_image_2023-11-15_12-05-33-567.jpg)